Arsovski: Është kthyer avansi për vaksinat kineze

Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski sot në një konferencë për shtyp tha se është kthyer avansi nga Qeveria, për blerjen e vaksinave kineze.

Nëse kthehemi pas, do të shohim se edhe Venko Filipçe dhe qeveria e Zoran Zaevit vazhdimisht gënjejnë për prokurimin e vaksinave. Së pari ata thanë se do të arrinin njëqind mijë, pastaj 50 mijë, pastaj 200 mijë, pastaj se janë porositur. Ata japin data si 15 shkurti, 1 marsi po vjen, dhe ende nuk ka vaksina. Kam informacion se avansi i paguar nga qeveria, për kompaninë kineze është kthyer, kështu që pyesim publikisht nëse është e vërtetë, që avansi për vaksinat kineze është kthyer?…informacioni ynë thotë se avansi është kthyer, dhe jo vetëm që do të vonojë, por ne nuk do të marrim vaksina nga kompania kineze në periudhën në vijim- tha Arsovski. 

LEXO EDHE:

Back to top button