Qytetarët kanë humbur besimin në gjyqësor

Zhvillimet e fundit, siç ishte arratisja e më pas kthimi i ish kreut të DSK-së Sasho Mijalllkov, vendimi gjyqësor për rastin “Monstra” dhe procese të tjera që shpesh në opinion janë cilësuar si të montuara, kanë bërë që qytetarët të zbehin besimin në Drejtësi.

S’ka drejtësi be vëlla. Drejtësi në Maqedoni problem.

Nuk besojmë, e ndjejmë në çdo hap këtë.

Gjykatës ose prokurori është diçka e rëndë sipas mendimit tim. Po shohim shumë padrejtësi.

Drejtësi e njëanshme sa u përket shqiptarëve. Po shihet qartë, edhe fëmija i vogël e sheh.

Ka njerëz që janë të drejtë, por ata që janë në pushtet nuk janë të gjithë të drejtë për fat të keq.

Për fat të keq këtu në vendin tonë fjalë drejtësi, gjykatës e gjithçka që lidhet me sistemin gjyqësor është transformuar si një sinonim për padrejtësi. Për fat të keq gjithë janë të dëshpëruar.

Nuk besoj sepse kamë jetuar 16 vite këtu e nuk është bërë asgjë më mirë për tu kthyer këtu.

Ndërkohë ekspertët vlerësojnë besimi i qytetarëve mund të kthehet kur të ketë përgjegjësi më të madhe.

Vetëm me zbulimin e arsyeve të vërteta të mos funksionimit të sistemit gjyqësor, dhe konstatimin e përgjegjësisë për të gjithë personat e përfshirë, mund ta kthejmë besimin e qytetarëve në organet gjyqësore e të jemi një hap afër anëtarësimit në BE.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button