Artan Grubi i përgjigjet “Zjarrit”, nis takimet me bazën

Artan Grubi i përgjigjet “Zjarrit”, nis takimet me bazën

Zevendëskryeministri Artan Grubi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur nisjen e takimeve nëpër degët e partisë, në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm, më 14 janar. Vendimi për takime me bazën vjen pas takimeve që ka nisur i ashtuquajturi ‘’Grupi i Zjarrit” në Studeniçan ndërsa takimin e radhës e ka njoftuar në Manastir, ditën e shtunë.
“Në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm, më 14 janar, Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatëse. Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00. Shihemi e flasim”, ka shkruar Grubi në njoftimin e publikuar në Facebook.

Ndërkohë, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexheti ka shkruar:

“Të nderuar, ju njoftojmë se ditën e shtunë, në ora 19 do të jemi bashkë në Manastir, për të realizuar takim me strukturat e degës së Manastirit dhe për të dëgjuar zërin Tuaj!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

“Grupi i Zjarrit” në takimin e fundit në Studeniçan kërkoi nga Ahmeti “të mos e djeg jorganin për disa pleshta”, duke aluduar në Artan Grubin, Bujar Osmanin dhe ministrat e tjetër të cilët akuzohen për dështimin e BDI-së dhe mosrealizimin e programit të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button