Përshkak të Omicron, OBSH rekomandon bartjen e maskave gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë

Përshkak të Omicron, OBSH rekomandon bartjen e maskave gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar sot se vendet do të duhej ta shqyrtonin propozimin që pasagjerët të bartin maska gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan, me qëllim që të parandalohet përhapja e variantit Omicron të COVID-19, që po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në Evropë, varianti XBB.1.5 është detektuar në numra të vogël por që kanë filluar të rriten, kanë bërë të ditur zyrtarët e OBSH-së për Evropë.

Sipas zyrtares së lartë të OBSH-së për Evropë, Catherin Smallwood, pasagjerët do të duhej të këshilloheshin që të bartin maska gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë – duke theksuar se “do të duhej të ishte një lloj rekomandimi për pasagjerët që arrijnë nga vendet ku është përhapur në masë të madhe COVID-19”.

XBB.1.5 – është varianti më bartës i Omicronit që është detektuar deri më tani – me një mesatare prej 27.6 për qind të rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse XBB.1.5 do të nxit një valë të infeksioneve në mbarë botën. Vaksinat aktuale vazhdojnë të jenë mbrojtësi më i mirë kundër simptomave të ndryshme, hospitalizimit e madje edhe vdekjes.

“Vendet duhet të kërkojnë prova dhe të mendojnë për testim të atyre që arrijnë në aeroporte”, shtoi Smallwood.

LEXO EDHE:

Back to top button