“AS”: E kryer mes Kristiano Ronaldos dhe Al Nassr

Telenovelës për të ardhmen e Kristiano Ronaldos duket se i ka ardhur fundi. Sipas spanjollëve të “AS” tani nuk ka më dyshime, CR7 do të luajë në Al Nassr. Burime nga klubi arab bëjnë të ditur se “është kryer” dhe se gjithçka u përcaktua në një takim mes rrethit të lojtarit dhe drejtuesve të lartë të klubit që u zhvillua të martën.

Nuk ka të dhëna të sakta për pagën e tij, e cila megjithatë mund të arrijë në 200 milionë euro në sezon. Fanella me numrin 7 tashmë është gati për të. “Marca” shkon më tej, duke shkruar se marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, me Kristianon tashmë gati të fluturojë drejt Riadit  për të vendosur gjithçka bardh e zi.

Ylli portugez gjithashtu do t’i bashkohej Arabisë Saudite deri në vitin 2030, dy vjet e gjysmë si lojtar, siç u përmend, dhe pesë të tjerë si ambasador i kandidaturës së vendit për organizimin e Kupës së Botës 2030. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button