As Lady Gaga nuk mundi t’i rezistonte: Ylli i popit në “Cybertruck”

Lady Gaga njihet si një yll i popit që sjell risi apo është ndër të parat që i ka adoptuar dhe duket se kjo vlen edhe për transportin.

Fotot e reja tregojnë Lady Gaga në një nga modelet e reja të Tesla Cybertruck – konkretisht, ajo shihet me një kafe në dorë dhe e ulur në sediljen e pasagjerit të këtij kamioni.

Duket se vetëm ata që kanë lidhje të mirë kanë qenë në gjendje të kapin automjetin e ri të Tesla-s për momentin, pasi blerësit përfshinin bashkëshortin e Serena Williams, bashkëthemeluesin e Reddit Alexis Ohanian, ndërsa disa yje, si Spike Lee, janë ende në Lista e pritjes.

Gaga është në lidhje me drejtorin e Fondacionit Parker, Michael Polanski që nga viti 2020, dhe të dy së ​​fundmi janë fotografuar në Superbowl duke brohoritur për ekipin e San Franciskos.

Duke qenë se Polanski është fotografuar më parë në automjetet “Tesla”, ka mundësi që edhe ky “Cybertruct” të jetë i tij.

Polanski ende nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga mediat e huaja.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button