Asani vjen nga stoli dhe bëhet protagonist ndaj Allmatit

Sulmuesi shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani, shënoi golin e vetëm të ndeshjes mes Kairat Almaty-t dhe Kisvardës, duke u dhënë fitoren hungarezëve në sfidën e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Koferencës.

Asani u fut në fushë në minutën e 71-të, duke zëvendësuar një tjetër shqiptar, Driton Camajn, teksa vetëm 11 minuta më vonë mori një top në zonë dhe me një rrotullim perfekt, dërgoi topin në rrjetë.

Legjitime festa e ish-sulmuesit të Partizanit, që hoqi fanellën dhe u ndëshkua me karton të verdhë, megjithatë në fund rezultoi heroi i takimit për Kisvardën, që mori një rezultat mjaft pozitiv në transfertë dhe tani e sheh veten më pranë kalimit në turin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button