Struga Trim Lum, firmos me mesfushorin nga Nigeria

Skuadra e Struga Trim Lum konfirmoi përforcimin e fundit, në prag të fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Hogan Ukpa, që vjen nga Lijepaja e Letonisë.

Mesfushori 20-vjeçar nga Nigeria, vjen te Struga Trim Lum si lojtar i lirë. Mesfushori nigerian luan në pozitën e mesfushorit defanziv dhe mund të ndihmojë ekipin në detyrat mbrojtëse.

Ukpa kishte aventurën e tij të parë evropiane te skuadra e Liepaja-s, ku zhvilloi 18 ndeshje, në sezonin e kaluar dhe arriti që të regjistrojë një gol dhe një asist.

LEXO EDHE:

Back to top button