fbpx

Asanzh në SHBA mund të dënohet me 175 vite burg

Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh mund të dënohet e 175 vite burg

Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh mund të dënohet e 175 vite burg, nëse vendoset të ekstradohet në SHBA, paralajmëroi dje avokati amerikan, Erik Luis.

Ai në dëshminë e tij përmes video lidhjes theksoi se kërkon dënim për Asanzhin në lartësi prej rreth 20 viteve, por se mund të kërkohet edhe dënim deri 175 vite burg.

Luis theksoi se Qeveria e SHBA-së është shumë e ashpër ndaj të akuzuarve për kërcënim të sigurisë nacionale.

Dëgjimi i Asanzhit do të vazhdojë në fillim të tetorit.

Autoritetet amerikane e ngarkojnë Asanzhin për hakim të kompjuterëve qeveritarë dhe shkelje të ligjit për spiunazh për shkak të publikimit të telegrameve të besueshme të Uikiliksit në periudhën mes viteve 2010 – 2011.

LEXO EDHE:

Back to top button