ASH-AAA: Skandaloz kundërshtimi i ndryshimeve ligjore për shtetësi nga MPB-ja

Opozita shqiptare ka reaguar pas kundërshtimeve që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë në lidhje me propozimin-Ligjin për shtetësi të dorëzuar nga partitë opozitare shqiptare në Kuvend. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mendimin e MPB-së e cilësojnë si skandal, duke akuzuar ekzekutivin për ndërhyrje në sistemin legjislativ dhe në sistemin e gjyqësorit.

Në lidhje me: MPB-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për shtetësi të propozuara nga opozita shqiptare

“Ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale është, e as demokratike, e s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra. Këtu në Maqedoninë e Veriut, vendin pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri), as Legjislativ e as Gjyqësor. SKANDAL, skandal i barasvlerë me veprimet e sistemeve totalitare të njëherë e një kohe”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-AAA.

Ndryshe, MPB në mendimin e tij të cilin e ka siguruar Alsat ka kundërshtuar dispozitat kontestuese në ligjin ekzistues për të cilat opozita kërkonte zgjidhje afatgjate e që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button