ASH: BDI-LSDM premtuan shqipen, ofrojnë serbishten

Ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Zaev për gjuhën serbi si zgjedhore ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. ASH thotë se partnerët e koalicionit në vend se të mbajnë premtimin për shqipen, ofrojnë serbishten si lëndë zgjedhore. “Zoran Zaevi dikur në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti në zgjedhjet e fundit premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme nga klasa e pestë për nxënësit maqedonas, por ja që të dy këto, bashkërisht, lëndë zgjedhore e bëjnë gjuhën serbe”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button