ASh: Gjykata e Ahmet-Mijallkov-Zaev, solli vendim për mosrigjykim të rastit të Kumanovës

Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një reagimi të tyre, kanë akuzuar qeverinë duke thënë se gjykata e Ahmet-Mijallkov-Zaev, solli vendim për mosrigjykim të rastit të Kumanovës, shkruan Alsat.

Ata po ashtu thonë se ky mos rigjykim ndodhi ani pse, nuk ka dëshmuar as Ali Ahmeti, Artan Grubi, e të tillë, sipas tyre, si ata që kanë luajtur rol të dyshimtë në momentet e luftimeve ku u vranë disa ish ushtarë të UÇK-së dhe disa pjesëtarë të forcave policore.

“Nuk u zbardhën të ashtuquajturat “bomba” për të vërtetën e grupit të Kumanovës me të cilin erdh në pushtet Zoran Zaevi. Kur mashtroi Zoran Zaevi, atëherë kur për pushtet perdori rastin apo sot që i dënon për të satën herë me radhë!? Prokuroria duhet të veprojë në të dy rastet, por siç më dihet ajo është e kapur dhe vepron vetëm me diktat të Ali Ahmetit e Zoran Zaevit. Drejtësia e Maxhar Telekomit dhe çantave të Luis Vitonit po i numërojnë ditët e fundit, koha e përgjegjësisë po afrohet”, thuhet në reagimin e ASh-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button