Vit i Ri me halle të njëjta – Qytetarët e shqetësuar për shpenzimet mujore

Vit i Ri me halle të njëjta – Qytetarët e shqetësuar për shpenzimet mujore

Gazetare: Evi Shkopi

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shqetësuar qytetarët. Ata thonë se po heqin dorë edhe nga disa produkte që janë elementare për të përmbyllur muajin, raporton Alsat.

Të dhënat e entit të statistikave në raportet e shportës mujore te muajve të kaluar vazhdimisht tregonin rritje të çmimit të shportës konsumatore. Qytetarët kanë ndjerë se si marrin më pak produkte, ndërkohë që kuleta e tyre zbrazet më shpejt dhe kjo ka ngjallur shqetësim tek ata.

“Po e ndiejmë, nëse vazhdojmë nuk do të kemi më para. Unë shoh që të kenë fëmijët e mi, për mua nuk ka rëndësi. Unë si e marr pensionin ua jap fëmijëve, ata të jenë të lumtur, ata të kenë. Çfarë të them, askush nuk ka para. Ka rënë shumë standardi I jetesës. Për ju të rinjtë është edhe më e vështirë. Çfarë është kjo punë, një kafe të paguhet 150 denarë? Nuk mund ta përballojnë prindërit, të paguajnë rrymën, të paguajnë ngrohjen”, shprehet një qytetar.

“Si nuk e ndiejmë. Ato marrim, por i paguajmë më shtrenjtë. Japim më shumë para se sa që marrim mall. Ngushtohemi, ngushtohemi”, thotë një qytetar.

Sipas të dhënave të fundit statistikore një familje katër anëtarëshe në Maqedoninë e Veriut për të kaluar muajin me gjërat me elementare për jetesë i nevojiten 34,342 denarë. Analizat tregojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht ndërsa pagat mbeten të njëjta./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button