ASH-ja publikon emrat e drejtorëve, Syrija Rashidi do të drejtojë MEPSO-n

ASH-ja publikon emrat e drejtorëve, Syrija Rashidi do të drejtojë MEPSO-n

Gazetar: Mefail Ismaili

Aleanca për Shqiptarët ka bërë publik emrat e disa funksionarëve nëpër drejtoritë dhe Agjencitë e pushtetit qendror. Deputeti Syrija Rashidi, do largohet nga Kuvendi dhe do drejtojë MEPSO-n, ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zë Remzi Memedi nga Kërçova.

Me Postat e Maqedonisë do të udhëheqë Bujare Abazi ndërsa me Fondin për sigurim Pensional dhe Invalidor do të udhëheqë Arsim Hasani, kryetar i degës së ASH-së në Kumanovë.

Në krye të Qendrës për punë dhe politikë sociale do të jetë Izair Memeti.

Partia e Arben Taravarit, do të udhëheqë edhe me disa institucione shëndetësore në vend. Vullnet Selimi do të jetë drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, ndërsa drejtor i Spitalit të Tetovës do të jetë Pëllumb Vela. Drejtor ekonomik i Klinikës për Fëmijë në Kozle Tahir Tahiri, ndërsa drejtor i Klinikës së Neurologjisë Visar Miftari. Si kuadër i ASH-së, Halid Matoshi do të jetë drejtor ekonomik në Klinikën e Onkologjisë.

Nga ASH drejtor i Agjencisë për Menaxhim me pronën e konfiskuar do të jetë Driton Nebiu. Nurije Bajrami do të jetë drejtore e Bibliotekës së Tetovës, ndërsa Bujar Bajrami drejtor i “Vardar Film”. Aleanca për Shqiptarët do të emërojë edhe tre zëvendësdrejtor dhe atë. Në Agjencinë për Rini dhe Sport zv/drejtor do të jetë Isak Lazami, tek Pyjet e Kombëtare Safet Miftari, ndërsa tek Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Denis Aliti.

Emërimet e funksionarëve të rinj të cilët janë kuadër i ASH-së, bëhen pas marrëveshjes për hyrje në Qeveri. Dy javë më parë, Kuvendi emëroi tre ministra dhe dy zëvendësministra nga radhët e partisë së Arben Taravarit. Krenar Llogën, ministër të drejtësisë, Fatmir Mexhiti, Ministër të shëndetësisë, Azir Aliu ministër i administratës. Për zv.ministra nga radhët e ASH-së u zgjodhën Vjollcë Berisha në Bujqësi, Tiron Jajaga në Mbrojtje./Alsat.mk

Syria Rashidi – Drejtor MEPSO
Izair Memeti – Qendra për punë Sociale Shkup
Arsim Hasani – drejtor Fondi Pensional
Bujare Abazi – drejtore Postat e Maqedonisë
Halit Ferati – Inspektorati shtetëror i Arsimit

Vullnet Selimi – Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup
Pëllumb Vela – Drejtor i Spitalit të Tetovës
Tahir Tahiri – Kozle – drejtor ekonomik
Neurologji – Visar Miftari – drejtor
Onkologji – Halid Matoshi drejtor ekonomik

Driton Nebiu – Drejtoria i Agujencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar
Nurije Bajrami – Drejtore e Bibliotekës së Tetovës
Bujar Bajrami – Drejtor i Vardar Film
Isak Lazami – zv/drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport
Safet Miftari – zv/drejtor tek Pyjet Kombëtare
Denis Aliti – zv/drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari

LEXO EDHE:

Back to top button