ASH: Referendumi i VMRO-së do ta largonte vendin nga euro-integrimet

ASH: Referendumi i VMRO-së do ta largonte vendin nga euro-integrimet

Gazetar: Adrian Kerimi

Retorika e VMRO-DPMNE-së mund ta lë këtë subjekt pa partner tek blloku politik shqiptar. Ushtruesi i detyrës kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin “Rruga drejt” ka deklaruar se fjalori i asaj anti-Evropian do ta distancon ASH-në nga mundësia për të bashkë qeverisur në të ardhmen.

“Assesi neve nuk e përkrahim nismën e VMRO-së për referendum sepse kjo na largon nga rruga eurointegruese e vendit. Neve as që duam të dëgjojmë për këtë. Nëse vazhdon VMRO-DPMNE-ja me këtë fjalor na largon nga bashkëpunimi. Ne nuk jemi kundër identitetit maqedonas. Nëse ti largohesh nga rruga eurointegruese largohesh nga identiteti maqedonas. Nuk ka kush u ndihmon maqedonasve më shumë se NATO dhe BE”, tha Arben Taravari, u.d Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

YouTube video

Nga VMRO thonë se për ta asnjëherë nuk është vënë në pyetje integrimi i vendit në BE, por thonë se duhet të respektohen linjat e kuqe të qytetarëve.

“Nga ana e VMRO DPMNE-së, rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë asnjëherë nuk është vënë në pyetje. Qëndrimi ynë është i qartë se është më e rëndësishme që Republika e Maqedonisë të hyjë në BE, por gjithashtu mbetemi në qëndrimin se duhet të respektohen linjat e kuqe të shtetit dhe të qytetarëve”, thonë nga VMRO DPMNE,

Taravari në “Rruga drejt” përsëriti qëndrimin se ASH-ja nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese derisa përcaktimi 20 për qind nuk hiqet nga akti më i lart juridik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button