ASH: Zyrtarët e BDI-së s’kanë përgjegjësi morale

Për këto zhvillime ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. “Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit moralin nuk do të lejoni që Ministri i Policisë Oliver Spasovski t’ju mbajë ligjërata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël! Mjaft luajtët me fatkeqësinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dënimet, herë 10 euro e herë 20 euro dënime që duhet paguar nga zyrtarët e BDI me rastin e  shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19! Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë,  për një drekë, darkë, ahengje private, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button