Ashpërsohet protesta në Tiranë, shoqërohen disa të rinj

Ashpërsohet protesta në Tiranë duke djegur çdo gjë që u ka dalë përpara, nga zbukurimet e festave dero te djegia e koshave të mbeturinave. Ndërsa policia ka shoqëruar disa persona. Po ashtu protestuesit kanë thyer edhe xhamat e selisë së PS. Disa deputetë që kanë qenë në selinë e PS janë larguar menjëherë, pasi një grup ka tentuar të hyjë në hollin e selisë. Protestuesit kanë hequr edhe tabelat e rrugëve dhe kanë thyer semaforët.