Hapja e kufijve, Spasovski: Presim vendimin e autoriteteve shëndetësore

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se vendimi përfundimtar për hapjen e kufijve me vendet e rajonit duhet të merret nga autoritetet shëndetësore.

“Kjo është pyetje në të cilën duhet të përgjigjen autoritetet shëndetësore, e dini se edhe vendimet e më hershme janë marrë duke u bazuar në vendimet e personave kopetentë në pjesën e epidemiologjisë dhe protokoleve shëndetësore, këtu bën pjesë Ministria e SHëndetësisë së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive në bisedime me shtete tjera, ashtu siç do të vlerësojnë se është më mirë për qytetarët, ashtu do të vendoset”, tha mes tjerash Spasovski.

Në lidhje me : KSI: Të hiqen PCR testet për shtetasit nga vendet e rajonit

Ndryshe, burime të Alsat brenda Komisionit të Sëmundjeve Infektive thonë se ky institucion kërkon heqjen e PCR testeve për shtetasit nga vendet e rajonit.

LEXO EDHE:

Back to top button