Covid-19 në Australi, nis lehtësimi i masave kufizuese për disa rajone

Merr fund shtetrrethimi për frenimin e përhapjes së COVID-19

Masat shtesë në Australi, si ora policore që ishte në fuqi që prej dy muajsh për të frenuar përhapjen e rasteve me COVID-19 përfundon sot, falë një rënieje të numrit të infeksioneve të reja.

Vetëm pesë raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në shtetin e Viktorias, që ka Melburnin si kryeqytet. Bëhet fjalë për numrin më të ulët që prej 12 qershorit.

Pesë milionë banorët e Melburnit, javëve të fundit i janë kufizimeve drastike që kanë filluar të lehtësohen.

Sektorët e ndërtimit dhe prodhimit mund të funksionojnë normalisht që nga e hëna. Çerdhet janë rihapur dhe ceremonitë fetare mund të organizohen për një audiencë të vogël.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews theksoi se kjo tendencë në rënie ishte shumë e rëndësishme dhe siguroi se kufizimet e mëtejshme do të hiqeshin me kalimin e kohës.

Pavarësisht përfundimit të shtetrrethimit, banorët e Melburnit mbeten subjekt i masave kufizuese. Atyre u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të udhëtojnë vetëm në një rreze prej pesë kilometrash për një numër aktivitetesh të përcaktuara qartë.

Bizneset jo thelbësore janë të mbyllura dhe restorantet mund të shërbejnë vetëm online, gjë që ka shkaktuar zemërim në industrinë e restoranteve.

Melburni ka qenë në qendër të valës epidemike muajt e fundit, që filloi nga neglizhenca në hotelet ku njerëzit që ktheheshin nga jashtë kryenin karantinën e tyre.

Australia numëron në total 27 000 raste me COVID-19 dhe 875 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button