Ashraf Hakimi në disko, me 6 vajza në një dhomë private…
Ashraf Hakimi ka krijuar një hapësirë për vete, për t’u argëtuar në Madrid. E ka bërë këtë për të qenë me familjen, miqtë dhe për t’iu shpëtuar polemikave. ‘Ya es mediodía’ e ka parë futbollistin e PSZH-së fillimisht duke darkuar në një restorant me miqtë e tij të vjetër, më pas në diskotekë.
“Ai bëri foto me të gjithë. Dukej me humor të mirë, i shkujdesur, në shoqërinë e familjes, teksa po kalon një nga momentet më të vështira”, thuhet në program.
Aleksia Rivas, bashkëpunëtorja e programit ‘Ya es mediodía’ ka qenë në të njëjtën diskotekë të shtunën, ku futbollisti i PSZH-së tha se ia kishte kaluar shumë mire.
“Kur mbërritëm, zbuluam se ishte një person i fshehtë, i cili ishte super i mbuluar. Pastaj hoqi rrobat e tij dhe ishte Ashraf Hakimi. Ai ishte në një nga dhomat më të mira private të këtij klubi me tre shokë. Ata po kalonin shumë mirë. Një roje ishte vetëm për ata. Pastaj në një moment rreth gjashtë apo shtatë vajza shkuan në dhomën e tyre private. Ata po kalonin shumë mirë (…) Nuk e pashë Ashrafin e shqetësuar, m’u duk mjaft i lumtur”.
Aleksia zbuloi gjithashtu se edhe Zhoana Sanz, ende zyrtarisht gruaja e Dani Alves, edhe pse ka kërkuar divorcin, ishte në të njëjtën diskotekë, por në një dhomë tjetër private./Telesport/