Trajneri Italian Karlo Ançeloti, arriti fitoren e tridhjetë e pestë në 47 ndeshje si trajner i “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve, duke u bërë trajneri me më shumë suksese në këtë kompeticion në historinë e Real Madridit… Trajneri i Real Madridit, Ançeloti, komentoi në mikrofonat e UEFA-s për fitoren 2-0 ndaj Çellsit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke paralajmëruar rikthimin në “Stamford Brixh”.
“Kemi luajtur një ndeshje perfekte këtu dhe do ta bëjmë. Duhet të përsërisim veten në Londër për të arritur në gjysmëfinale. E nisëm me synimin për të siguruar një avantazh në funksion të rikthimit dhe ia dolëm. Çellsi është një ekip i shkëlqyer dhe në disa momente na u desh të vuanim.
Por ne punuam shumë për të rifituar topin dhe shtypjen kur ishim të barabartë në numër dhe kjo na hoqi një pjesë të energjisë. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm dhe dua të bëj edhe më mirë në “Stamford Brixh”.
Çdo gjë mund të ndodhë në futboll dhe ne duhet ta menaxhojmë mirë avantazhin tonë.
Valverde?
Ai ishte ndoshta njeriu i ndeshjes, ai luajti me shumë energji dhe na ndihmoi në mbrojtje, mendova se ishte spektakolare mënyra se si ai luftoi për të ndihmuar skuadrën të rifitonte topin,” tha në fund Ançelotti.








