VIDEO/ Milani mposht Napolin, Benzema e Asensio sjellin epërsi për Realin

" "

Skuadra e Milanit fitoi në “San Siro” me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. “Kuqezinjtë” shfrytëzuan një gol në minutën e 40-të të pjesës së parë teksa shfrytëzuan në maksimum një kundërsulm që u finalizua nga Benaser. Në fraksionin e dytë, napoletanët provuan të barazonin, por miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Anguissa mori dy të verdha brenda pak minutave.

Megjithatë, Napoli tentoi deri në fund për barazimin, por Manjan me pritjet e tij mbajti në fuqi fitoren e “kuqezinjve”. Në javën e ardhshme, në stadiumin “Diego Maradona” pritet një përballje e fortë teksa rezultati lë gjithçka hapur edhe pse Milan niset i avantazhuar.

Nga ana tjetër, Real Madrid fitoi në “Santiago Bernabeu” teksa mposhti Çellsin me shifrat 2-0. Ai që shënoi i pari për madrilenët ishte Karim Benzema që realizoi në minutën e 22-të të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, londinezët u penalizuan pasi Çillvell u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtari i fundit ndaj Rodrigo. Në vazhdim, vendasit tentuan të shfrytëzonin epërsinë numerike dhe në fakt ia dolën pasi shënuan edhe të dytin me anë të Marko Asensios. Tashmë, në Angli, madrilenët nisen të avantazhuar për të shkuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button