Asllani: Italia është një skuadër shumë e fortë, ndër më të fortat në botë

Kombëtarja e Shqipërisë është duke zhvilluar përgatitjet e fundit në prag të përballjes së parë të Kampionatit Evropian në Gjermani. Kundërshtari i parë i kuqezinjëve është Italia, ndërsa për kundërshtarin e radhës dhe Evropianin në Gjermani, foli “arkitekti” i mesfushsës së “Legjionarëve”, Kristjan Asllani, i cili fillimisht u shpreh se i pret një sfidë shumë e vështirë në horizont.

“Pyteje nga shokët e skuadrës tek Inter nuk më kanë bërë shumë para sfidës ndaj Italisë, por ata janë të foksuar te Kombëtarja, ashtu si ne. Edhe djemtë i njohin shumë mirë kundërshtarët, pasi shumica prej tyre luan në Serie A. Unë veçanërisht po e pres këtë ndeshje dhe mezi pres të zbres në fushë. Italia është një skuadër shumë e fortë, ndër më të fortat në botë. Ne e dimë detyrën tonë, kemi një mesfushë të fortë dhe tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim çdo të ndodhë në fushën e blertë”,-u shpreh fillimisht “ylli” i mesfushës.

LEXO EDHE:

Back to top button