Asnjë problem s’ishte shënuar para fluturimit të aeroplanit që u përplas në Kore të Jugut

Asnjë problem s’ishte shënuar para fluturimit të aeroplanit që u përplas në Kore të Jugut

Shefi ekzekutiv i “Jeju Air”, Kim Yi-bae ka thënë se asnjë çështje sigurie nuk është shënuar në kontrollet para fluturimit, përpara se një prej avionëve të saj të rrëzohej në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut të dielën.

Yi-bae gjithashtu është zotuar të “riparojë besimin” duke forcuar masat e sigurisë, raporton BBC.

Ai ka thënë në një konferencë për media të martën se trafiku ajror dimëror do të reduktohet me 10-15% për të kryer më shumë punë mirëmbajtjeje.

“Jeju Air” po përgatit kompensim urgjent për familjet e viktimave dhe do të mbulojë shpenzimet e funeralit, teksa fondet do të lirohen së shpejti.

Ndërkohë, hetuesit kanë filluar të inspektojnë dy kutitë e zeza të avionit, regjistruesin e zërit të kabinës dhe regjistruesin e të dhënave të fluturimit.

179 persona kanë vdekur teksa vetëm dy kanë arritur të mbijetojnë si pasojë e përplasjes dhe më pas shpërthimit në flakë të avionit të “Jeju Air” të dielën.

Avioni po fluturonte nga Tajvani, teksa shumica e udhëtarëve ishin me kombësi koreanojugore.

LEXO EDHE:

Back to top button