Aston Villa është shumë pranë mbrojtësit të Viljarealit

Mbrojtësi i Viljarealit, Pau Torres, ka refuzuar rinovimin dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024, ndaj spanjollët janë bërë gati për të dëgjuar ofertat. Juventusi tashmë është dorëzuar, kjo pasi Viljareali kërkon jo më pak se 30 milionë euro.

Sipas medieve spanjolle, Aston Villa kërkon të përfitojë dhe ka nisur bisedimet me agjentin, ndërsa mbeten skuadra më e interesuar për kartonin e lojtarit.

Anglezët kërkojnë të përfitojnë edhe nga trajneri Emeri, i cili ka punuar me Pau Torres në kohën që trajneri drejtonte “nëndetësen e verdhë” në sezonet 2020-2022.

LEXO EDHE:

Back to top button