Atalanta mund Napolin dhe në finale sfidon Juven

Skuadra e Atalanta-s është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi mposhti Napolin me rezultat 3-1. Pjesa e parë u takoi e gjitha ekipit nga Bergamo e Italisë, ku edhe shënuan dy gola me anë të Zapatës 10′ dhe Pessinas 16′.

 

Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli u mendua se do të rikthehej në ndeshje kur edhe shënoi përmes Lozanos në minutën e 53-të. Shpresat për një rikthim përfunduan pasi Matteo Pessina, shënoi përsëri për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, tanimë zyrtarisht finalja e Kupës së Italisë do të jetë mes Atalanta-s dhe Juventusit dhe do të zhvillohet më 19 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button