Atlanta mposht Milloukin edhe pa Tre Jang

Atlanta Houks shënoi fitore ndaj Millouki Baks me rezultat 110-88, për të barazuar shifrat në 2-2 në fitore të Konferencës së Lindjes në NBA. Atlanta erdhi deri te fitorja, flaë lojës ekipore dhe në mungesë të ylli kryesor, Tre Jang. Në anën tjetëë, Millouki Baks, mbetën pa yllin e skuadrës Xhiannis Antetokounmpo, i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm, që mund të ia humb pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Te vendasit kishin gjashtë basketbollistë me pikë dyshifrore, duke u veçuar Llou Uiliams me 21 pikë dhe Bogdan Bogdanoviç me 20 pikë.  Për mysafirët paraqite solide shënoi Drue Holidej, duke realizuar 19 pikë dhe 9 asiste.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën në shtëpinë e Millouki Baks dhe siç dihet fituesi duhet t’i arrijë katër fitore për ta siguruar finalen e madhe në NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button