Arrestohet 26 vjeçari nga Tetova, i konfiskohet marijuhanë

Sot (30-qershor) në mëngjes, dikur rreth orës 07.40 policia në bashkëpunim me Departamentin për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve-Tetovë, kanë privuar nga liria personin D.M. (26) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kishte kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse të D.M. në Tetovë, në rrugën ,,Lenin,, të realizuar me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar marijuanë. D.M. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatiten parashtresa adekuate”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button