Atletiko largon Griezmanin, për të marë Ronaldon?!

Skuadra e Atletiko Madridit ka vendosur sulmuesin Antoan Grizman në tregun e transferimeve si pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer Kristiano Ronaldon në La Liga. Portugezi ka deklaruar në fillim të muajit se dëshiron të largohet nga Man. Junajtedi për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve.

Shumë klube janë lidhur me yllin portugez, ndërsa skuadra e fundit është ajo spanjolle, Atletiko Madridi. Megjithatë, klubi spanjoll duhet të krijojë hapësirë në faturën e pagave për të përshtatur pagën e Ronaldos.

Sipas “The Times”, javën e kaluar Atletiko Madridi i ofroi Griezmanin disa skuadrave, përfshirë Paris Sen Zhermenin, për t’i liruar vendin portugezit.

I nënshkruar nga Barcelona në një transferim prej 120 milionë eurosh në vitin 2019, Griezman u kthye te Atletiko verën e kaluar. 31-vjeçari është në mes të një marrëveshje huazimi për dy sezone që përfshin një “klauzolë të detyrueshme të transferimit të përhershëm” prej 40 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button