Eden Hazard: Gati që këtë vit të bëj diferencën

Eden Hazard është gati të nis sezonin e katërt me Realin e Madridit. Belgu nuk ka treguar asgjë deri tani te “Los Blancos”, të cilët paguan 100 milionë euro për ta marrë nga Çellsi në verën e vitit 2019.

Shumë dëmtime dhe aspak fat në aventurën spanjolle për 31-vjeçarin. Plot 14 dëmtime te Reali janë shumë për çdo futbollist. Klubi dhe Ançeloti besojnë akoma se Hazard do të kthehet në formën e ditëve më të mirë. Optimist është edhe fantazisti belg, i cili ndihet mirë dhe është gati të zhvillojë një fazë përgatitore sa më efikase për të provuar shanset e tij në sezonin e ardhshëm.

“Nuk ndjej më dhimbje. Sapo përfundova pushimet verore, këtë vit dua të bëj diferencën. Jam shumë i lumtur për sezonin e fundit të Realit, por do kisha dashur të jepja edhe unë kontributin tim”, deklaroi Hazard për “Marca”.

LEXO EDHE:

Back to top button