Atletiko Madrid zgjedh problemin me portën

Jan Oblak ka rinovuar kontratën dhe slloveni do të vazhdojë edhe disa sezone tek Atletiko Madridi. Pas disa muajsh negociatash ka edhe “tym të bardhë” për portën e bardhekuqve. Vazhdimësia e sllovenit ishte element kyç si për klubin metropolitan, ashtu edhe për trajnerin Simeone që e konsideron portierin në fjalë pjesë kryesore të projektit të tij sportiv.

Prandaj, ai insistoi në vazhdimin e kontratës që mbaronte në vitin 2023. Kjo do të thoshte që nga 1 janari i ardhshëm ai mund të negocionte me klubin që dëshironte. Diçka që nuk do të ndodhë, pas rinovimit, sepse Oblak do të vazhdojë të jetë i lidhur me ekipin ku do të shërbejë të paktën një dekadë, pasi mbërriti në vitin 2014 për të pasuar Kurtuan.

Në mungesë të më shumë detajeve dhe zyrtarizimit, Oblak do ta rrisë pagën e tij nga 10 milionë neto në 12 milionë. Një përmirësim që vjen për të miratuar rolin e rëndësishëm të tij si në fushë, ashtu edhe jashtë drejtkëndëshit të blertë.

Po flasim për kapitenin e dytë të Atletiko Madridit dhe zërin më autoritar, bashkë me atë të Koke. Prandaj, rëndësia e këtij rinovimi është e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button