Ekspertët: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të ndikojë në uljen e euroskepticizmit në vend

Ekspertët: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të ndikojë në uljen e euroskepticizmit në vend

Gazetar: Adrian Kerimi

Ekspertët vlerësojnë se konferenca e parë ndërqeveritare me Këshillin e BE-së është hap i rëndësishëm i cili duhet ta motivojë  Qeverinë për të vazhduar angazhimin drejtë formalizmit të hapjes së negociatave, shkruan Alsat.

Ish ambasadori Muhamed Halili thotë se institucionet duhet të punojnë deri në anëtarësimin e plotë, duke shtuar se me vendimin e djeshëm të Këshillit të BE-së pritet edhe ulja e euroskepticizmit në vend.

“Konsideroj se është një punë e mirë dhe sukses i madh që Maqedonia bashkërisht me Shqipërinë përfundimisht filluan të ecin në rrugën e pritën mbi 30 vite. Nëse konstatojmë se mund t’i gjejmë punët e gatshme, gabohemi. Nëse ketë e konsiderojmë si sfidë për tejkalimin e problemeve sigurisht se të gjithë do të pajtohen se ky ishte një sukses”, tha Muhamed Halili, Ish ambasador.

Zëvendës ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Xhulian Vasalo thotë se pas vendimit të BE-së, partitë politike duhet t’i përkushtohen edhe më shumë procesit integrues dhe reformave.

“Unë mund të jap vlerësimin tim nga ajo se deri tani është bërë progres i mirë dhe gjithashtu është bërë një progres serioz. Duhet arritur edhe më tepër. Të gjitha partitë politike duhet të punojnë së bashku. Mendoj se vlerësimi i kryeministrit që të jeni anëtarë deri në vitin 2030 nuk mund të jetë një vlerësim jo real. Por shumë ka rëndësi që ju të vazhdoni të punoni për reforma”, u shpreh Xhulian Vasalo, Zëvendës ambasador i BE-së.

Vendimin e djeshëm e përshëndeti edhe Klubi i Diplomatëve të Maqedonisë të cilët potencojnë se duhet punë e përbashkët për ta bërë hapin e madh deri në anëtarësim./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button