Atletiko Madridi, cakton çmimin e largimit për Zhoao Feliksin

Zhoao Feliks është bashkuar me Çellsin në afatin kalimtar të janarit si huazim nga Atletiko Madridi.

Londinezët paguan 11 milionë euro për t’i marrë në huazim shërbimet e portugezit për gjashtë muaj, por që në fund të sezonit do të bisedojnë për blerjen përfundimtare. Megjithatë përkundër se ndihet mirë në Londër, Feliks ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Rerezentuesi portugez nuk dëshiron të rikthehet në ‘Wanda Metropolitano’ pasi nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Diego Simeone. Atletico Madrid ka vendosur ta shes në fund të sezonit Feliksin dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar se “Los Colchoneros” duan 80 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre. Çellsi shihet si favorite për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, por në garë janë edhe Barcelona, PSZH dhe Bajern Munihu.

LEXO EDHE:

Back to top button