Atletiko Madridi gjen sulmuesin e ri në Bundesligë, te Borusia

Drejtuesit e Atletiko Madridit, sipas ‘L’Equipe’, janë të interesuar për futbollistin e Borusia Mynshengladbahut dhe për kombëtaren franceze, Markus Thuram. Atletiko do të tentojë të nënshkruajë kontratë me Thuramin deri në fund të janarit.

Futbollisti francez ka kontratë me Borusian deri në fund të sezonit dhe tashmë disa herë ka refuzuar të vazhdojë bashkëpunimin me klubin gjerman. Krahas Atletikos, interesin më të madh për Turamin shfaqën edhe Bajerni, Interi dhe Njukasëll.

Borusia dëshiron ta shesë sulmuesin francez tashmë në afatin kalimtar të dimrit, pasi Turam mund të largohet pa dëmshpërblim nga klubi gjerman në fund të sezonit, andaj skuadra gjermane vendosi një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh për 25 vjeçarin.

Markus Turam është anëtar i Borusias që nga viti 2019, ndërsa më parë ka luajtur për Guingampin dhe Socho-n. Ai kaloi nëpër të gjitha përzgjedhjet e të rinjve të kombëtares franceze dhe luajti në nëntë ndeshje për ekipin e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button