Atletja 7 vjeçare, rekord në peshëngritje !

Rory van Ulft, shtatë vjeçare nga Kanadaja, u bë kampionia më e re në  historinë e ‘US Youth National Champion’. Van Ulft kishte filluar karrierë në gjimnastikë, por vendosi të ndryshonte sportin. Ajo vendosi t’i bashkohet sportit të peshëngritjes, dhe sigurisht që është duke bërë bujë. Kanadezja nuk është vetëm shtatë vjeçarja më e fortë në botë, por shtatë vjeçarja më e fortë në kategorinë e djemve dhe vajzave që kanë jetuar deri tani.

Rory bëri ngritje të 32 kg, me 42 kg tërheqje, 61 kg ‘squats’ dhe 80 kg deadlift, rekord i cili nuk është parë më herët nga ndonjë moshatar ose moshatare e saj.

Debatet janë ndezur nëse do të duhej një vajzë e vogël të ekspozohej ndaj një sporti siç është peshëngritja, por babai i Rorit, Kavan van Ulft ka deklaruar se vajza e tij është e përkushtuar dhe e dashuron sportin të cilin vepron./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button