Atletja e akuzuar se është burrë, nuk shkon dot në finale

Rikthimi në pistë ps 5 vitesh mungesë nuk ka qenë shumë pozitiv për kampionen olimpike dhe të botës, atleten afrikano-jugore Kaster Semenia.

Atletja që ka fituar 3 të arta në Lojërat Olimpike dhe dy të arta në botërorë në garën e 800 metrave, debutoi në 5000 metra. Paraqitja e saj la shumë për të dëshiruar, duke mos u kualifikuar dot për në finale. Semenia garoi në baterinë e parë, ku u rendit e 13-ta më kohën 15’46”12, gati një minutë larg fitueses. Siç dihet, atletja nuk garonte prej vitit 2017, kur u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF).

IAAF ndaloi të gjitha atletet ë kanë një nivel më të lartë testosterone se norma të kurohen ose të garojnë në disiplina të tjera.

“Jam e kënaqur që u riktheva në pistë dhe e përfundova garën”, tha 31-vjeçarja e akuzuar se është burrë.

Kështu, Semenia duhet të garojë në garat e shpejtësisë (100, 200 apo 400 m) apo ato mbi 3.000 metra.

LEXO EDHE:

Back to top button