Antetokounmpo: Pas titullit në NBA, dua të njëjtën me kombëtaren

Basketbollisti grek Xhianis Antetokounmpo, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka konfirmuar praninë e tij me ekipin kombëtar në “Eurobasket 2022”. Një lajm që ka gëzuar trajnerin e kombëtares helene Dimitris Itoudis, që tha se do të ndërtojë skuadrën që të jetë në dispozicion të yllit të NBA-së.

“Së shpejti me kombëtaren. Tani ka ardhur koha që të fitoj një trofe edhe me kombëtaren, që kjo sakrificë e punë të shpërblehet”, u shpreh Antetkounmpo, dy herë i shpallur MVP i sezonit të rregullt në NBA me skuadrën e Milluoki Baks.

Antetokounmpo ka mbërritur në Greqi në vitin 1994 si emigrant nga Nigeria. Greqia nuk fiton një turne ndërkombëtar që prej vitit 2005.

Në Botërorin e vitit 2019, Greqia nuk arriti të shkojë në çerekfinale, ndaj Xhianis kërkon të sigurojë një trofe me fanellën e kombëtares helene.

LEXO EDHE:

Back to top button