Pagesa e pensioneve fillon nga 27 korriku

Pagesa e pensioneve fillon nga 27 korriku

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin përmes të cilit obligon Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor që më së voni deri më 26 korrik të dorëzojë në bankat komerciale të dhënat për pensionet, ndërsa bankat komerciale nga 27.07.2022. të disponojnë pensionet e tyre të qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit të sporteleve.

Siç njofton Departamenti i Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, pagesa me para në dorë e pensioneve, për klientët që nuk përdorin karta, sipas pëlqimit të arritur nga bankat, do të kryhet në katër grupe (4 ditë) në të gjitha filialet e hapura.

“Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.07.2022 (e mërkurë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28 korrik 2022 (e enjte); për pensionet me shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet me datën 29.07.2022 (e premte), ndërsa për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.08.2022 (e hënë)”, njofton zyra për shtyp e qeverisë së Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button