“Ice Pub”, arratisje nga temperaturat e larta

“Ice Pub”, arratisje nga temperaturat e larta

Ndërsa një valë e të nxehtit ka mbërthyer Evropën, duke sjellë temperatura deri në 33 gradë celsius në Republikën Çeke, klientët në një bar të Pragës kishin më shumë gjasa të vuanin nga i ftohti sesa goditjet e të nxehtit. “Ice Pub”, në qendër të kryeqytetit, ofron një arratisje të shkurtër në botën e Arktikut, me temperatura nën zero. Lokali funksionon me kapacitet të plotë gjatë sezonit të verës. Temperatura brenda, rreth -7° Celsius, është aq e ulët, sa që vizitorëve u jepen pallto dhe dorashka, dhe vizitat kufizohen në rreth gjysmë ore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button