Atmosferë festash edhe në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit

As këngëtarja Miriam Cani nuk i ka rezistuar dot fotove e videove të shumta në rrjete sociale, ku kolegët e saj në showbiz kanë ndarë atmosferën e shtëpive të tyre.

Tashmë, festat kanë trokitur në çdo derë dhe sigurisht edhe në shtëpinë e çiftit Skënderaj. Ndaj, Miriami na ka “qerasur” me një video në InstaStory ku ka treguar atmosferën festive të shtëpisë së saj.

Këngëtarja ka filmuar pemën e Krishtlindjeve të zbukuruar me detaje të këndshme, që i jepnin asaj më shumë shkëlqim.

Së fundmi, Miriami dhe Albani kanë dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku na kanë bërë një udhëtim në kohë, duke rrëfyer gjithçka që prej njohjes së tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button