Austin: Ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi
Austin: Ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ka dëshmi që Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, teksa shefi i spiunazhit në Korenë e Jugut u tha ligjvënësve se 3.000 trupa koreanoveriore janë në Rusi dhe po trajnohen se si të operojnë me dronë dhe pajisje të tjera, para se të dislokohen në fushëbetejat në Ukrainë. “Çfarë po bëjnë ata saktësisht? Mbetet të shihet. Ka gjëra të cilat ne duhet t’i qartësojmë”, tha Austin për gazetarët. Nëse ushtarët i bashkohen luftës në Ukrainë, duke luftuar në anën e Rusisë, kjo do të jetë “një problem shumë, shumë serioz”, tha Austin, duke shtuar se një zhvillim i tillë do të kishte ndikim në Evropë dhe në rajonin e Indo-Paqësorit. Fillimisht, javën e kaluar inteligjenca e Seulit tha se marina ruse kishte pranuar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale të Koresë së Veriut, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më herët kishte thënë se Qeveria e tij kishte informacione se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiten që t’iu bashkohen forcave pushtuese ruse. /Alsat.mk