Australian Open, fitore per Medvedevin dhe Sviatekun

Јanë mbyllur në Melburn ndeshjet e ditës së parë, të vlefshme për raundin e parë të grand slam-it të “Australian Open”.

Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Sviatek, fitoi 2-0 (6-4, 7-5) ndaj gjermanes Niemeier. Në raundin e dytë shkon edhe numri 10 në botë, tenistja amerikane Madison Kejs, që eliminoi rusen  Blinkova, pas fitores 2-1.

Te meshkujt, në raundin e dytë shkon rusi Daniil Medvedev, numri 7 në botë, që mundi 3-0 (6-0, 6-1, 6-2) amerikanin Giron. Nuk zhgënjen greku Stefanos Cicipas, numri 3 në botë, që eliminoi francezin Halys, duke fituar po 3-0. Kanadezi Feliks-Auger Aliasime, numri 6 në botë, fitoi derbin me Pospisil, duke fituar 3-1.

LEXO EDHE:

Back to top button