Disfata e thellë, shkarkohet trajneri i Salernitanës

Atalanta turpëroi Salernitanën në javën e 18-të të Serie teksa bergamaskët triumfuan me rezultatin e thellë, 8-2. Vendasit nuk u treguan aspak të mëshirshëm teksa pesë gola i shënuan që në pjesë të parë dhe në fraksionin e dytë, vendosën të mos e hiqnin këmbën nga gazi.

Sigurisht, një disfatë e tillë nuk mund të kalonte pa pasoja dhe së fundmi trajneri i Salernitanës, Davide Nikola është shkarkuar.

Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore e Salernitanës në kampionat nga të cilat gjashtë janë humbje. Në komunikimin zyrtar, Salernitana falenderon Nikolën për përkushtimin dhe i uron fat në aventurën e radhës.

LEXO EDHE:

Back to top button