Australian Open: Kualifikohen Alkaraz e Sabalenka, eliminohet Gauff
Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Grand Slam-it të “Australian Open”, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që avancojnë në gjysmëfinale.
Te meshkuj, spanjolli Karlos Alkaraz, numri 1 në botë, mposhti 3-0 (7-5, 6-2, 6-1) australianin Aleks de Minaur. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi Alkaraz.
Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë gjermani Aleksander Zverev, numri 3 në botë. Ai mposhti 3-1 (6-3, 6-7, 6-1, 7-6) amerikanin Lerner Tien, në një përballje në përgjithësi të dominuar nga gjermani.
Te femrat, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka, mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-0) amerikanen Iva Joviç. Kjo e fundit ishte surpriza e këtij turneu, por përballë numrit 1 në botë u dorëzua pa kushte. Në gjysmëfinale shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina. Në çerekfinale ajo befasoi me lojën e saj, duke mundur amerikanen tjetër Koko Gauff me shifrat 2-0 (6-1, 6-2), në një ndeshje pa histori.







