Austria dëbon një diplomat rus


Vjena do të dëbojë një diplomat rus, tha të hënën Ministria e Jashtme e Austrisë, pasi mediat raportuan se ai ishte i përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me rradhë.

“Ne mund të konfirmojmë që një diplomat rus do të dëbohet”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike.

Deklarata nuk bëri të ditura detaje tjera.

Raportet e mediave thanë se diplomatit i ishte dhënë kohë deri më 1 shtator për të lëshuar vendin.

Tabloidi Kronen Zeitung tha se ai, për vite me rradhë, kishte spiunuar me ndihmën e një qytetari austriak në një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.

Ambasada Ruse në Vjenë dënoi urdhrin e dëbimit.

“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive”, tha ambasada ruse.

Austria ka zhvilluar lidhje të ngushta me Rusinë vitet e fundit.

Në vitin 2018, Austria tha që nuk do të mbështes një numër vendesh të tjera të BE në dëbimin e diplomatëve rusë për helmimin e një ish-spiuni rus në Britani, duke theksuar pozicionin e saj neutral.

LEXO EDHE:

Back to top button