Austria drejt një bllokimi total për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Austria shënoi sot një rekord të ri rastesh ditore, me 9 586 infektime të reja në 24 orët e fundit, pas pothuajse dy javë nën një bllokim të butë me shtetrrethim nate.

- Advertisment -

Komision i “semaforit COVID-19” rekomandoi që qeveria të vendosë masa shtesë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Sipas të përditshmes “Der Standard”, mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore është nën shenjestër, ndërsa qeveria, aktualisht, po shqyrton ende mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pritet të dalë për një njoftim në lidhje me situatën nesër pasdite gjatë një konference shtypi.

LEXO EDHE:

Back to top button