25 viktima dhe 1064 raste të reja me Covid-19, shërohen 507 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3096 testime për COVID-19, dhe prej tyre 1064 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 541 raste e ndjekur nga Kumanova me 57. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 viktima, ndërsa janë shëruar 507 persona.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 44.898 persona, prej të cilëve 26.289 janë shëruar kurse 1.263 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 17.346 raste aktive me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button