Autoritetet paralajmërojnë mot të ftohtë me reshje bore

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë veriore të ajrit, nesër pasdite dhe të enjte do të ketë reshje lokale të borës pothuajse kudo në vend, ndërsa më tepër reshje pritet të ketë në pjesët perëndimore, transmeton Alsat.
Në parashikimin Institutit Hidrometeorologjike thuhet se reshjet do të përfundojnë natën e së premtes, pas çka priten temperatura dukshëm më të ulëta.

“Të premten dhe gjatë fundjavës do të kemi mot të thatë dhe shumë të ftohtë, ku temperatura në pjesën më të madhe të vendit do të bien nën zero gjatë gjithë ditës. temperatura të ftohta priten në mëngjes gjatë fundjavës, kur në Maleshevë dhe Pelagonijë pritet të regjistrohen temperatura deri në -12 gradë Celsius. Ndërsa ftohti do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme pas çka do të kemi ngritje të temperaturave”, informon Instituti Hidrometeorologjik.

 

LEXO EDHE:

Back to top button