Autoritete vazhdimisht flasin për porositë, vaksinat askund

Maqedonia ende pa vaksina. Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje të reja lidhur me arritjen e dozave të porositura. Kryeministri Zaev tha se arsyeja e vonesës së vaksinave është sasia e pamjaftueshme e prodhimit të tyre nga kompanitë dhe jo për fajin e institucioneve tona.

E fundit Astra Zeneka për të cilën punohet, besoj se do të bëhet edhe porosia e tyre. Kemi ndërmarrë hapa madje deri në linjën e kuqe në funksion të sasive që edhe nëse e kalojnë normën e sasive të nevojshme, ashtu ishte edhe furnizimi me 100,000 vaksinat Sputnik. Kemi duplim të porosive nga Kina, plus 200,000 , 800,000 përmes Covax , 8330 direkt nga Pfizer, si dhe përmes marrëveshjes me BE-në për Ballkanin Perëndimor. Definitivisht kapaciteti i pamjaftueshëm i prodhimit të vaksinave janë arsyeja e vonesave”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Deri më sot Maqedonia është pajisur vetëm me mbi 8000 vaksinat Pfizer, donacion nga Serbia me të cilat janë duke u imunizuar punonjësit shëndetësor. Nga fillimi i vaksinimit para dy javësh, janë vaksinuar 2680 punonjës shëndetësor. Ndërkaq numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim është rritur dukshëm. Përmes ueb faqes deri janë paraqitur 46,414 qytetarë ndërkaq përmes mjekëve amë 56,784 qytetarë.

Pos Maqedonisë, Serbia i ka donuar vaksina edhe Malit të ZI si dhe Bosnje Hercegovinës. Ndërkohë që në Shqipëri pos punonjësve shëndetësor po vaksinohen edhe të moshuarit mbi 70 vjeç. Një ditë më parë në Shqipëri mbërritën 15,210 doza të tjera të vaksinave Pfizer. Vaksinimi në Shqipëri filloi një muaj më parë me 1,170 vaksinat e para poashtu nga Pfizer.

Vjollca Aliti                                                                        

LEXO EDHE:

Back to top button