Dita e dytë e regjistrimit online, mërgimtarët ankohen për probleme të shumta

Nga mosfunksionimi i sistemit për regjistrimin online, deri tek mos përkthimi i plotë i pyetësorit. Këto janë problemet të cilët ballafaqohen mërgimtarët, në ditën e dytë të regjistrimit. Për Alsat mërgimtarët në Zvicër thonë se më shumë pyetje nuk janë të përkthyera në shqip. Përparim Sabriu, nga Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër thotë se një gjë e tillë paraqet problem për mërgimtarët që nuk e dinë gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik.

Për ata ka shumë problem, për arsye se disa faqe kur hapen si në fushën e arsimit janë disa faqe në gjuhën maqedonase, e dyta është përkatësia etnike, si për shembull feja, gjuha, gjuha që flitet në shtëpi edhe aty është gjithçka në cirilikë”-tha Përparim Sabriu, Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër.

Sabriu thotë se ambasada dhe institucionet e tjera përkatëse nuk kanë bërë ndonjë organizim të posaçëm për sensibilizimin e mërgimtarëve për regjistrim.

Duhet ta keni parasysh se gjysma e Maqedonisë është jashtë, është në diasporë, e nëse duan që të kenë një regjistrim të përhershëm të hapin përmes ambasadave ose atje tek ne një Call Center me të cilin duhet të punojnë më tepër me mërgatën, e ai që nuk e ka të qartë regjistrimit në kompjuter, të ketë mundësi të marrë një ndihmë prej njerëzve atje”-tha Përparim Sabriu,.

Mërgimtari Kasam Selimi vlerëson se në periudhën që ka mbetur ambasadat duhet të mobilizojnë të gjitha organizatat e mërgimtarëve për të ndihmuar regjistrimin e diasporës.

Të gjithë atë rrjetin që e kanë ambasadat, qoftë kontaktet të individëve, shoqatave, klubeve, gjithçka që kanë t’i informojnë, duhet një informim një sensibilizim i jashtëzakonshëm. Gjeneratës pak më të re që janë lindur dhe janë rritur këndej, për ata mund të jetë pak më vështirë dhe mund të krijojnë një huti të vogël. Për unë e shumë shok, e njohim gjuhën maqedonase pasi vijmë me një përvojë prej atje, kemi shprehur gatishmëri për tu ndihmuar”-pohoi Kasam Selimi, mërgimtar.

Regjistrimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë shtetit ka filluar nga një marsi, ndërsa do të zgjasë deri më 21 prill.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button